Viti i Ri nisi me lëkundje tërmeti

02.01.2017 16:10:27

Viti i Ri ka nisur me lëkundje tërmeti në Shqipëri. Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 2.8 në Detin Adriatik, 5 km në perëndim të Velipojës në Shkodër.

Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë regjistruar mëngjesin e 1 janarit 2017, në orën 08:38 minuta dhe thellësia ka qenë 2 km, shkruan Albeu.

Ndërkohë, në Elbasan, në 30 dhjetor 2016, janë regjistruar dy lëkundje të lehta tërmeti, në Belsh dhe Mollas të Elbasanit.