Vjehrri sulmon nusen në Prishtinë

09.06.2018 15:39:01
Të premten në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi që gjatë vizitës së djalit të tij, ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.