Vlorë, vritet me automatik një 23-vjeça

11.11.2016 13:52:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri automatik në fshatin Vranisht. Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet F.V.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Marjo Ribaj, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

“Nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se në fshatin Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri ‘automatik’ shtetasi F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend për shkak të plagëve të rënda”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.