Votat e serbëve nga Kosova çohen për numërim në Serbi

02.04.2017 19:43:04

Serbët gjatë ditës kanë votuar sot për presidentin e tyre të ardhshëm.

E ata që jetojnë në Kosovë e që janë mbi 100 mijë me të drejtë vote, kanë pasur të drejtë ta votojnë njërin nga 11 kandidatët në këtë garë.

Vendvotimet në Kosovë tashmë janë mbyllur dhe vendimi për numërimin e tyre tashmë është marrë

Raportohet se pas kërkesës së komisionit zgjedhor të Serbisë, votat dhe i gjithë materiali procesit zgjedhor do të shkojë për në Serbi për t’u numëruar në Rashkë dhe Vranjë, njofton Klan Kosova.

Për të dërguar gjithë materialin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, policia e Kosovës ka njoftuar se ka një plan special për të evituar ndonjë incident të mundshëm.