Zëvendësguvernatori i Teksasit për coronavirusin: Të moshuarit do të ishin të gatshëm të vdisnin për të kursyer ekonominë amerikane

25.03.2020 14:09:29

Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump përmendi rihapjen e ekonomisë së SHBA-së brenda disa javësh, zëvendësguvernatori i Teksasit ka befasuar me një deklaratë të tij.

Siç shkruan mediumi prestigjioz The Guardian, përcjell Telegrafi, Dan Patrick, për të argumentuar se ai më mirë do të vdiste sesa të shohë masat e shëndetit publik të dëmtojnë ekonominë amerikane, dhe se ai besoi “shumë prej gjyshërve ”në të gjithë vendin do të pajtoheshin me të.

“Mesazhi im: le të kthehemi në punë, le t’i kthehemi jetës, le të jemi të zgjuar në lidhje me këtë, dhe ata prej nesh që janë mbi 70-vjeç, ne do të kujdesemi për veten tonë”, citohet të ketë thënë Patrick, një 69-vjeçar republikan, ka thënë në një emision të Fox News të hënën në mbrëmje.

“Mos e sakrifikoni vendin”, tha Patrick. “Mos e bëni këtë”.

Patrick tha se kishte frikë se kufizimet e shëndetit publik për të parandaluar coronavirusin mund t’i japin fund jetës amerikane dhe se ai është i gatshëm të rrezikojë jetën për të mbrojtur ekonominë për nipërit e tij.

“Kjo nuk më bën fisnik apo trim ose diçka të tillë”, shtoi ai. “Unë thjesht mendoj se ka shumë gjyshër në këtë vend si unë”.

Ndryshe në konferencën e coronavirusit të Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, koordinatori i për përgjigje rreth coronavirusit i administratës, Dr. Deborah Birx, tha që të dhënat e shfaqura nga Evropa sugjeruan që 99% e vdekjeve nga coronavirusit ishin njerëz mbi moshën 50 vjeç, dhe se shumë kishin kushte para-ekzistuese.

Kjo “nuk ndryshon nevojën për të mbrojtur të moshuarit”, tha Birx.

Ndryshe, po sipas The Guardian, Trump, i cili ka ngritur shqetësime në lidhje me dëmin që masat e parandalimit të coronavirusit po i bëjnë ekonomisë amerikane, tha se mezi priste që vendi të kthehej në normale sa më shpejt, dhe sugjeroi që një krizë ekonomike mund të rezultojë në më shumë vdekje, përmes vetëvrasjes, sesa një pandemi globale.