Zëvendësministri Bajram Gecaj: Gjuriq po bën filma

29.12.2016 09:52:39

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se Marko Gjuriq drejtor i zyrës serbe për Kosovën është duke folur lidhje e palidhje.

Gecaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Gjuriq po bën “filma” dhe se as Kosova e Asociacioni kurrë nuk do të jenë pjesë e Serbisë.

“Gjuriq duket të ketë probleme të mëdha brendapërbrenda strukturave të tyre politike… është qartë krejt kohëve të fundit! Flet lidhje e pa lidhje, sikur të ishte rikthyer në rininë e tij të hershme, atëherë kur shteti i tij ushtronte dhunën e nivelit gjenocidial në popullin shqipëtar të Kosovës”

” Ndoshta ka parë ndonjë “film” nga arkivat e tyre sekrete shtetërore dhe është ngazëllyer aq shumë sa ti kthehet ëndërrimit të asaj kohe. Sepse, kjo që ai bën këtyre ditëve, ne në popull i themi “po bën filma”. As Kosova, as Asociacioni, e as Komunat me shumicë Serbe, kurrë më nuk do të jenë pjesë të Serbisë.”

” Ajo që ne po bëjmë tani në Bruksel është mu shkëputja dhe largimi definitiv i mbeturinave të atij sistemi nga vendi ynë. Dhe kjo duket se do të na merr edhe pak kohë, duke parë se Serbia ende nuk është liruar nga mentaliteti i së kaluarës dhe kursi i tyre nacionalo-shovenist. Megjithatë, “të mirat vijnë ngadalë”, thotë populli”, ka shkruar ai.