01.09.2016 08:44:14

Bashkësia ndërkombëtare është krenare që mundi tu ndihmojë liderëve të dakordohen që më 11 dhjetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, trannsmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori amerikan Jess Baily pas nënshkrimit të marrëveshjes ka përshëndetur këtë arritje si një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike.

‘Të jeni të sigurt se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor, sepse partitë u morën vesht kështu’, ka deklaruar Baily.

Poashtu marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e lartë evropian, Komisioneri Johannes Hahn dhe Federica Mogherini, të cilët kanë kërkuar nga katër liderët politikë që të respektojnë marrëveshjen e arritur.