A filloi të bjerë kurba e sëmundjes në Itali? Ngadalësimi i infektimeve dhe vdekjeve jep shpresa

23.03.2020 16:17:47

Shifrat e fundit kanë zgjuar shpresën se vala e sëmundjes në Itali më në fund, ka nisur të bjerë. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me gati 5.500 vetë të vdekur atje prej sëmundjes së frikshme dhe gati 60.000 të infektuar. Por një rënie e nivelit të vdekjeve dhe infektimeve të reja mund të tregojë, sipas ekspertëve, se më në fund ka nisur rënia e valës epidemike, dy javë pasi I gjithë vendi u vendos në karantinë.

Autoritetet në Romë raportuan se të dielën humbën jetën 651 vetë- një shifër më e ulët kjo se 793 vdekjet e regjistruara të shtunën. Po kështu, rastet e reja ishin 5,560, krahasuar me  6,557 që ishin më parë. Deri tani, sëmundja në Itali ka pasur një rritje eksponenciale,  çka po shihet dhe në disa vende të tjera perëndimorë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, ku rastet e të prekurve dhe vdekjet janë dyfishuar çdo tre ditë.

Të dhënat e fundit nga Itali dëshmojnë se izolimi ndihmon vërtet në kontrollin e infektimit, ndërkohë që suksesi i vendeve si Kina po Koreja e Veriut tregon se përpos karantinës, ka dhënë efekt dhe gjurmimi i të infektuarve dhe kontaktet që ata kanë pasur, si dhe testimi masiv.