A përdoret soda e bukës si kurë kundër kancerit?

13.09.2018 23:31:41

Para se të shpjegojmë çeshtjen e trajtimit të kancerit do të përmendim se përdorimi i sodes për aciditetin e ezofagut (siç e kemi përmendur në një artikull tjetër) nuk sjell dëm në organizmin e njeriut përveç nëse bëhet vazhdimisht, sepse përdorimi i sodës vazhdimisht për kohë të gjatë mund të çojë edhe në rritjet e nivelit të sodës në gjak i cili ul shumë nivelin e energjisë së personit, sjell një dëshirë për të fjetur dhe jo qartësi mendore. Këto efekte anësore gjithsesi janë shumë të vogla ne krahasim me të mirat që sjell. Thjeshtë mos e pini disa herë në ditë dhe do të jeni mire.

Të mirat e tjera qe ka soda për organizmin nuk e justifikojnë një përdorim të përditshëm, madje studimet kanë nxjerrë rezultate që bijnë në kundërshtim si në rastet e shëndetit të zemrës apo veshkave.

Po kanceri?

Si fillim themi që pretendimet që trajtimi me sodë buke kuron kancerin janë krejtesisht të pabaza dhe të dëmshme. Një pseudo-mjek italian, Tullio Simoncini, ishte nga të parët që pretendonte që kuronte kancerin duke injektuar solucione sode në trupin e njeriut dhe se canceri ishte thjeshtë një infeksion. Pasi vrau një person në Itali me këtë kurë dhe e kishte të pamundur të ushtronte përsëri profesionin e tij pasi u dënua dhe u përjashtua nga urdhri i mjekëve, ai u shpërngul në Shqipëri dhe pikërisht në Tiranë ku hapi edhe klinkën e tij dhe këtu kuronte tumoret me metodën e sodës, terapi që kushtonte rreth 20 mijë euro. Këtu vrau një të ri italian që kishte ardhur në Shqipëri me besimin se kjo metodë do funksiononte… Tashmë ky sharlatan është në burg, por dëmet që shkaktoi janë të pashlyeshme. Kjo metodë që e cila që në origjinë është absurde krijoi këtë ide të gabuar dhe shumë sharlatanë të tjerë fillojnë të pretendojnë se soda shëron të gjitha llojet e kancereve. Me sloganin “Onkologët e urrejnë sodën e bukës sepse funksionon në zhdukjen e kancerit” shumë mashtrues pëepiqen të shesin sodën e bukës si të ishte një ilaç i mrekullueshëm. Sepse jo çdo sode është njësoj, por e tyre është më e “rafinuar”.

Këtu është e nevojshme të shtohet diçka nga ana e jonë.

  1. Mjekët, nga ai i “lagjes” e deri tek mjeku me i specializuar, janë njerëz të mirë që na e duan të mirën. Nuk janë mashtrues e nuk janë të papërgatitur dhe për më tepër nuk veprojnë kundër jetës sonë për të përfituar. Eshte e vertetë që ka përjashtime, në Shqipëeri ndoshta ka edhe mjek që e ka marre çdo provim duke paguar, nuk e mohojmë që ka mjek të korruptuar, por në përgjithsi mjekët janë ata që ne duhet t’i besojme jetën tonë. Mjeket nuk vijnë nga një shtet apo botë tjetër, ata janë baballaret, nënat, vëllezrit, motrat dhe bijtë tonë. Normalisht që Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë për të arritur standartet e mjeksisë që kanë vendet e zhvilluara, por gjithsesi janë persona të cilëve duhet ti respektojmë dhe ti dëgjojmë.

  2. Ka rreth 100 lloje kanceri, zakonisht marrin emrin nga organi që sulmojnë, kanceri i mushkërive, i gjoksi, i trurit, i prostatit, etj. Këto nuk kanë të njëjtin shkaktar në formimin e tyre, po ashtu nuk kanë të njëjtën kurë, madje i njëjti kancer në persona të ndryshem ka kura të ndryshme. Ajo më tradicionalja, tashmë, është ajo e trajtimit me kemioterapi. Ky trajtim është i mundimshëm dhe ka plot efekte anësore të papëlqyeshme për njeriun, por sa vjen edhe efekti i tij kunder tumoreve rritet. Kërkimi shkencor në përmisimin e efektivitetit të kemioterapisë bëht nga dhjetra mijra ekspertë në të gjithë botën.

  3. Po ashtu ka edhe dhjetra mijra mashtrues që kërkojnë të mashtrojnë njerzit e prekur nga kanceri. Këto janë njerëz paskrupuj që si qëllim kanë vetëm përfitimin financiar, ato shfrytëzojnë dobësine mendore që shkakton diagnostikimi i kancerit tek i sëmuri apo edhe tek familjaret e tij, premtojnë se kura e tyre funksionon 99.99% dhe kërkojnë si kusht që i sëmuri të mos shkojë tek mjeku e të mos bëjë kurë me kemioterapi. Pastaj fillon zhvatjen nga paratë duke kërkuar shuma sipas gjënjdes financiare që ka i sëmuri. Kura në rastin specifi është me injektimin e sodes me shiringe direkt ne arterie, por mund të jetë edhe në forma të tjera. Pasi i sëmuri vdes, ja ve fajin diçkaje tjetër dhe i ndërpret kontaktet, ndonjehre shpërngulet dhe fillon aktivitet me emër tjetër. Këto mashtrues reklamojne metodat e tyre me njerëz të paguar ose bashkëpuntore që dëshmojnë se si kjo kurë i ka shpëtuar jetën…

Këto tre pika duhen pasur gjithmonë parasysh. Tani të kalojmë përseri tek soda.

Ata që pretendojnë se soda kuron kancerin thojnë se alkaliniteti i sodes ndikon tek ulja e PH te trupit duke e kaluar nga acid në bazik duke shkaktuar kështu vrasjen e qelizave te kancerit që kerkojnë ambjent acidik. Kjo është fare e pavërtetë sepse organizmi nuk funksionon në këtë mënyrë ai ruan nivelin e PH pamvarsisht nga çfarë hahet. Trupi ka një PH rreth 7.4 i cili është lehtesisht në anën e alkalinitetit, ndëesa pjesët me e prekura nga kanceri kanë një PH rreth 5.4 sepse qelizat kancerogjene modifikojnë ambientin. Kjo është një karakteristikë që ka shtyrë disa të mendojnë që të veprojnë me një antiacid për të ndryshuar P.H dhe soda e bukës është një nga antiacidët më të njhur dhe më të dashur nga njerëzit. Por siç e thamë edhe me sipër nuk është kështu që organizmi funksionon, madje edhe vetë qelizat e tumorit janë alkaline edhe pse kriojnë acidet. Perveç kësaj, shtojmë që ka edhe ushqime te tjera që janë alkaline siç janë perimet dhe shumë fruta, alkaliniteti nuk është eskluzivitet i sodës.

Si përfundim përsërisim që soda e bukës nuk zëvëndëson terapitë për mjekimin e kancerit edhe nëse nuk jeni të bindur dhe kërkoni të gjeni vetë të vertetën dhe mos t’i besoni një artikulli të lexuar në internet, atëhere ju këshillojmë të merrni një qëndrim skeptik dhe të konsultoheni me mjekun onkologjist dhe me mjekun e sodës dhe pastaj vendosni në peshë argumentet.