Aksident i rëndë në Mitrovicë

18.12.2019 13:08:26

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë, në vendin e njohur si “Ura e Gjakut”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë dy kamionë. Deri më tani është raportuar për një person të lënduar”, ka”thënë Zahiti.