Alarm fals për bombë pranë Bashkisë së Tiranës

01.02.2018 15:08:50

Një valixhe e dyshimtë që gjendet pranë zyrave të Bashkisë së Tiranës ka alarmuar Policinë e Tiranës.

Uniformat blu i druheshin fillimisht faktit se valixhja mund të përmbante lëndë shpërthyese, ndaj rrethuan zonën dhe pritën ndërhyrjen e forcave xheniere.

Valixhja e dyshimtë u gjende mbi  një kazan mbeturinash, që ndodhet mbrapa kullës së “Sahatit”.

Policia ka bërë menjëherë verifikimin paraprak të valixhes së dyshimtë dhe njofton se nuk ka rrezik.

Në valixhe nuk u gjet asgjë e dyshimtë, përveç disa rrobave të vjetra. Për shkak të këtyre detajeve në këtë zonë nuk u bllokua as qarkullimi i mjeteve.