Arsyeja pse Dhurata Dora e ka ndërruar mbiemrin (Foto)

23.12.2016 16:47:31

Këngëtarja Dhurata Dora është pëlqyer shumë nga publiku, që në debutimin e saj të parë.

Vajza e cila erdhi nga Gjermania për të krijuar karrierën e saj muzikore në Kosovë, bëri bujë të madhe me këngët dhe performancat, të cilët i dhanë asaj një tjetër epitet, tashmë si një artiste e njohur në trojet shqiptare.

Ajo është e njohur për publikun si Dhurata Dora, edhe pse mbiemri i saj i vërtetë, të cilët pak e dijnë është Murturi.

Ndonëse ka qenë shumë e pranishme në intervista, ajo pak herë ka rrëfyer arsyen se pse mbiemri i saj nuk figuron asnjëherë Murturi në paraqitjet televizive. Por, së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në SnapChat, ajo ka sqaruar se arsyeja pse është Dora mbiemri që përdorë, është se jetesa në Gjermani ka bërë që gjermanët të mos ia shqiptojnë dot emrin me shkronjë “DH”, ndaj si alternativë, ajo gjithmonë quhej “Dorata”.

Prandaj, shkurtesa e emrit “Dorata”, është “Dora”, mbiemri që këngëtarja përdorë aktualisht.