Asgjësohen 57 rrënjë kanabis në Gjilan

14.09.2016 12:13:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sllubicë të Gjilanit ka zbuluar një parcelë të mbjellë me 57 bimë narkotike, të cilat janë shkatërruar pastaj.

“Njësiti i DHTN-së gjatë implementimit të një plani, ka gjetur një parcelë të mbjellë me bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa. Me urdhër të prokurorit 57 bimët e dyshuara narkotike të gjetura janë shkatërruar”, thuhet në raportin 24o orësh të policisë.