Avdullah Hoti shpjegon arsyet e dështimit të takimit Thaçi-Vuçiq në Brukselit

07.09.2018 15:36:03

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjës Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për dështimin  e takimit të sotem në Bruksel thotë se është dështim që ka të bëj më zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës.

 

Ky është postimi i plotë i z. Avdullah Hoti në facebook:

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se arsyeja kryesore e dështimit të takimi të sotëm në Bruksel ka të bëjë me zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj jave. Presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Republikës së Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se Z.Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë.

LDK do të vazhdojë fuqishëm ta kundërshtoj këtë formë të dialogut, ku Presidenti pa mandat nga Kuvendi i Kosovës t’i prijë këtij procesi, si dhe të ndalojë secilin institucion që hyn në aventura ku mund të cenohet territori, integriteti dhe sovraniteti i vendit.

LDK edhe njëherë u bënë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të vijnë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita dhe ta miratojmë Rezolutën që lidhet me mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

LDK beson që dialogu është forma e vetme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me të gjitha vendet e rajonit, por këtij procesi duhet t’i prijnë institucione legjitime dhe me mandat të qartë kushtetues. Vetëm zgjedhjet e reja mund të prodhojnë institucione të tilla.