Bastisen disa lokacione dhe konfiskohen rreth 62 aparate të lojërave të fatit

19.10.2016 11:35:40

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e një aksioni në Prizren dhe Gjakovë, gjatë të cilit janë bastisur 12 lokacione, ndërsa janë konfiskuar 62 aparate të lojërave të fatit.

Nga ky aksion, Policia ka njoftuar se janë mbyllur 11 lokale.

“Njësiti policor me asistencë të Doganës së Kosovës dhe inspektorët komunalë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bastisur në 12 lokacione të ndryshme ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit. Gjatë operacionit janë konfiskuar 62 aparate të lojërave të fatit dhe 7 shtëpiza kompjuteri, me ç’rast janë mbyllur 11 lokale”, thuhet në njoftim të Policisë.