BE-ja vendos të mbyllë kufijtë për shkak të koronavirusit

17.03.2020 23:01:45

Liderët e BE-së kanë votuar pro propozimit të Komisionit Evropian për të mbyllur përkohësisht kufijtë e jashtëm dhe ndaluar udhëtimet jo-esenciale drejt BE-së për një periudhë 30 ditore. Kjo masë merret për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shpjegoi se të gjithë janë dakord për vendimin e KE-së për udhëtimet drejt unionit, të ketë një limit për 30 ditë”.

Ndërkohë që shtetet anëtare do të angazhohen që të shpërndajnë ushqimet dhe barnat në vendet që kanë më shumë nevojë. Kjo do të thotë që edhe shqiptarët do të preken nga kjo masë.