Berisha: Me çdo kusht do ta votojë Ramushin për kryeministër, më është keqinterpretuar deklarata (Video)

04.07.2017 22:32:11

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se procesi zgjedhor në mënyrë urgjente duhet të ndryshohet.

Ai në emisionin Rrokum Roll, ka thënë se edhe në këto zgjedhje, fatkeqësisht ka pasur vjedhje dhe një pjesë e kolegëve të Nismës nuk kanë mundur t’i bëjnë votat e duhura.

Berisha ka thënë se mbron qëndrimin e tij për Listën Serbe, ku edhe në këtë vazhdë kjo listë edhe për qeverinë e ardhshme nuk duhet të jetë faktor.

“Jo vetëm nuk e votojmë Ramush Haradinajn, por ne kemi lobuar që Ramushi të bëhet kryeministër”, ka thënë Berisha.

Zafiri ka thënë se do ta mbështesin pjesën e Nismës në Qeveri e jo çdo kënd që mundet të bëjë gjithçka.

Derisa duke folur për dialogun, Berisha ka thënë se Hashimit duhet me ia ndalë turrin që e ka filluar me dialog sepse sipas tij kemi të bëjmë me Serbinë.