BESIMI I VËRTETÊ ËSHTË AI SHKENCOR!

30.06.2020 13:28:02
Nga: Ahmet Asani
Deviza komuniste “nga që nuk e deshët komunizmin dhe ateizmin durojini tani fetë dhe fanatizmin”, është devizê e intencê antinjerëzore e antikombëtare! Në fakt sikur rruga komuniste ateiste ashtu edhe rruga klerike fetare, dyjat janë moniste!
Sikur komunizmi që i mohon gjitha sistemet pluraliste, e me kete mohon edhe barazinê nê të cilën thirret, ashtu edhe religjionet mohojnë njëri tjetrën e me këte mohojnë edhe Krijuesin në të cilin thirren!
Në fakt besimi i vertetë është besimi shkencor, besim ky i cili arrihet me dije e punë krijuese dhe nuk ia mohon askujt te drejten e besimit! Shkenca ka arritur ta shpjegoj ekzistencën e Krijuesit, ka arritur ta shpjegoj edhe menyrën e vendosjes se kontaktit me Vetëdijen e Pastër nga e cila lindi i gjithë Universi!
Lutjet mund ti bëjmë vet, por nese vendosim ti bejmê bashkë, atehere nuk ka asnje arsye mos ti bejme bashkë si familje, bashkê burra e gra, djem e vajza, bashkë si njerëz, bashkë si shqiptar!
E si mund të shprehet afshi shpirtror kur jemi të ndarë, e si mund t’i lutemi Krijuesit në gjuhen latine, arabe e greke, kur e kemi gjuhen tonë të ëmbël shqipe?!