‘Buldozeri’: Vritet xhelati i ISIS-it, që ua kishte prerë kokat 100 personave (Video, +16)

31.01.2017 18:17:09

Xhelati kryesor i organizatës terroriste Shteti Islamik, Abu Sajaf i njohur ndryshe si “Buldozeri”, është vrarë nga një grup i panjohur i ushtarëve në regjionin Al-Dashav në pjesën perëndimore në Ninevah në Irak.

Për një kohë të gjatë ai është njohur si vrasësi më gjakftohtë i ISIS-it, i cili me krenari ua priste kokat dhe gjymtyrët e ndryshme të trupit ‘tradhtarëve’ të Shtetit Islamik nëpër vende publike.

Buldozeri gjithashtu ishte i njohur për faktin se kishte udhëhequr celulën e ISIS-it në “Shtetin Nineveh”, vend ky ku edhe është vrarë.

Abu Sajaf, që do të thotë “babai i thikës”, gjithashtu është emri i një prej celulave të ISIS-it në Filipine, të cilët janë të specializuar për prerjen e kokave dhe kidnapimet.

Buldozer, që është vrarë në regjionin Al-Dashav në pjesën perëndimore Ninevah, ishte gjithashtu i njohur për faktin se koleksiononte kokat e viktimave të tij.

Gazetari irakian Muhamet Java ka deklaruar për “ARA” se Buldozeri ishte i njohur për masën e tij trupore, dhe konsiderohej si njëri nga njerëzit e ISIS-it që më së shpeshti filmohej gjatë ekzekutimeve.

Buldozer ishte kapur vitin e kaluar dhe kishte kaluar disa muaj në një burg në Siri, por më pas është liruar.

Shikoni videon e postuar më poshtë, ku shfaqet momenti kur Buldozeri i përgjakur ishte arrestuar.