Burgu i Kumanovës pa ujë dhe nxemje, ankohen të burgosurit

24.12.2016 17:27:00

Burgu më i ri në Maqedoni, nuk ka as nxemje për mbi 170 të burgosur, as ujë. Më shumë se 48 orë nuk ju është lëshuar nxemja dhe ata për televizionin Telma janë ankuar se po ngrijnë dhe se askush nuk ju është përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë.

Burgu i Kumanovës është në fshatin Kshanje, rreth 12 kilometra larg qytetit. Është lëshuar në përdorim në shtator të vitit 2013, i cili shtetit i kushtoi mbi 3 milion e 800 mijë euro, sipas njoftimit të atëhershëm.

Kur u lëshua në përdorim, u njoftua se ky burg ka sisteme të veçanta për ngrohje dhe ujë, si dhe kolektorë diellorë për ngrohjen e ujit për sanitari dhe pastrim. Por të burgosurit ankohen se nuk funksionon asgjë.