Çështja e ndryshimit të kufijve si realitet dhe si pjesë e propagandës ruse dhe kundër LDK

29.04.2020 17:09:00

Nga Rexhep Kastrati

Çështja e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po përdoret paturpësisht për luftë të brendshme politike, kryesisht për të dëmtuar LDK-në! Këta që po e përdorin politikisht çështjen e ndryshimit të kufijve dhe papagallët medialë janë ose përgjegjës për ndarjen etnike të Kosovës, ose avoketër medialë të atyre që e kanë ndarë, ose injorantë që nuk kanë lidhje me gazetarinë dhe të vërtetën! Ka nga ata që persinalisht më lavdëronin për guximin, kurse publikisht nuk guxonin të denonconin ndarjen etnike të Kosovës, ose më keq, bënin pazare me Hashimin dhe me të tjerët si ai për të bërë gjithçka për të më penguar! Fjalën e kam për 20 vjet më parë e në vazhdim deri sot, pra kur më i lirë ishte plumbi se oksigjeni që thithnim! Ka 20 vjet së paku që kam denocuar dhe denoncoj në vazhdimësi projektet për ndarjen e Kosovës që në politikën shqiptare të Kosovës përfaqësohen nga Hashim Thaçi dhe Albin Kurti, me mbështetje të fuqishme nga Rexhep Qosja! Gjatë kohë kam argumentuar se linja e Tiranës/Kretës në krye me Hashim Thaçin dhe linja udbasho-jugosllavokomuniste në krye me Veton Surroin, janë këtu për interesa serbe, kurse VV është ngjizje e përbashkët e gjithë horrave! Dhe në asnjë rast nuk kam theksuar se përpjekjet për ndryshim kufijsh janë ndalur! Edhe pazaret e Hashimit me Daçiqin e pastaj edhe me Vuçiqin, i kam denoncuar i pari unë dhe kam theksuar se një qeveri e drejtuar nga LDK ishte pengesë për plane të tilla! Dhe një nga arsyet që e kam mbështetur qeverinë e drejtuar nga LDK ka qenë pikërisht kjo! Mirëpo, kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore pse është rrëzuar ajo qeveri! Dhe tashmë kur sërishmi do të marrë drejtimin e qeverisë LDK, sërishmi po spekulohet me ndryshim kufijsh, duke implikuar madje edhe SHBA-të në propagandën kundër LDK-së dhe Kosovës! Dhe ishte skandaloze gjithë ajo fushatë kundër SHBA-ve, vetëm për të mbështetur Albinin dhe Vjosën kundër LDK dhe kundër vendit!
E vërteta, ndërkaq, rrëzon gjithë këtë propagandë, sepse ndryshim kufijsh në mënyrë paqësore nuk ka dhe nuk mund të ketë, sepse shteti i Kosovës është rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe parimet e Badinterit janë bardur në parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, e nëpërmjet Grupit të Kontaktit, edhe në Pakon e Ahtisarit, dhe nga Pakoja e Ahtisarit, edhe në Kushtetutën e Kosovës! Me parimet e Badinterit, të Grupit të Kobtaktit, Pakos së Ahtisarit, të Kushtetutës së Kosovës, kufijtë e Kosovës janë të pandryshueshëm! Pra, ndryshimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bie ndesh me gjithë këto dokumente mbrapa të cilëve qëndron bashkësia ndërkombëtare! Përkundër këtyre, Serbia e Kroacia në radhë të parë, kanë qrnë dhe janë të interesuara për të çuar deri në fund ndarjen e Bosnjes, por pikërisht të pengesave të lartëpërmendura, kanë synuar dhe synojnë që nëpërmjet Kosovës të legalizojnë dhe legjitimojnë ndarjen e Bosnjes! Më 1999 u provua, më 2004 u provua, më 2015-2017 u provua! Do të provohet tash! Mirëpo, duhet se edhe më 1999, edhe më 2004, edhe më 2015-2017, u provua ndryshimi i kufijve me dhunë, me luftë, me trazira, por jo në mënyrë paqësore! Prandaj, çdo herë është synuar dhe po synohet të destabilizohet Kosova, të ketë një konflikt, në mënyrë që të hapet rruga për skenarë ukrainas!