Clinton vs Trump, debati i parë i kandidatëve presidencialë

22.09.2016 21:07:44

Dy rivalët që garojnë për presidencën amerikane, demokratja Hilari Klinton dhe republikani Donald trump do të mbajnë sot në mbrëmje, në orën 21 me orën lokale, ose tre të mëngjesit me orën tonë debatin e tyre të parë, i cili pritet të jetë shumë i rëndësishëm për zgjedhjet e nëntorit.

Pas shumë aludimeve mbi shendetin dhe aftësinë nëse do ta përballojë presidencën amerikane, Klinton është nën presion për një performancë të fortë kundër republikanit, kurse Trump ka nevojë të tregojë kredibiliet për të bindur skeptikët se mund të jetë një lider i mire.

Debati i parë nga tre gjithsej, që do të mbahet në ambientet e universitetit Hofstra në Hempstead në Nju Jork, dhe që do të zgjasë 90 minuta, vjen në momentin kur klinton ka humbur disa pikë ndaj miliarderit bazuar në sondazhet e fundit.

Historia ka treguar se një debat i vetëm i pasuksesshëm mund të ndryshojë trajektoren e një gare presidenciale në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Sipas një sondazhi të kryer nga Ipsos në bashkëpunim me Reuters, rreth 20% e elektoratit është i pavendosur, ose siç e njohim ndryshe gri, një shifër e lartë krahasuar me zgjedhjet e shkuara katër vjet më parë të cilat shënonin vetëm 12 përqind .

Sipas analistëve, gjatë debatit Klinton do të përpiqet të shfrytëzojë dobësitë e trump dhe të theksojë pikat e saj të forta.

Debati do të jetë mundësia më e mirë për të dy kandidatët, të cilët do t’iu përgjigjen të gjitha pyetjeve në lidhje me paltformat e tyre për amerikanët.

Edhe gjuha e trupit e kandidatëve do të shqyrtohet nga afër, ashtu siç ka qenë në zgjedhjet e kaluara.