Driton Selmanaj sulmohet vetëm pse është për shtetin, e jo për shkatërrimin e tij

24.11.2016 16:40:49

Nga Rexhep Kastrati

Sot paska qenë cak sulmi Driton Selmanaj për shkak se gruaja e tij qenkësh punësuar në zyrën e kryeministrit! Dhe ky qenka mëkat i madh për prostitutat medietike, sepse po del se për të dëshmuar pavarësinë, dikush po dashka me vdekë për bukë, apo edhe se po u dashka të punësohet në baushtella. Por këto prostituta që hapur angazhohen kundër shtetit vallë a e konsiderojnë veten të pavarur? Si e quajnë ta zënë kalimin e Dukagjin Goranit në sektën okulte të Albinit? Ku e ka të punësuar gruan Dukagjin Gorani? Pse qenka problem se ku i punon gruaja Driton Selmanajt,  e nuk qenka problem se ku i kanë familjarët të punësuar vetë këto prostituta medietike? Dhe cili është koncepti i pavarësisë sipas këtyre prostitutave medietike? Të jesh kundër shtetit dhe me ata që duan ta rrënojnë shtetin? Në shtetet perëndimore ku demokracia dhe pavarësia e medieve është e padiskutueshme, në çfarë rasti ka ndodhur që mediet të jenë kundër shtetit të tyre? A nuk janë bërë bashkë me shtetin sa herë që është paraqitur ndonjë rrezik për ndonjë sulm të caktuar? Po sikur atyre shteteve t’u cenohet rendi kushtetues dhe themelet e tij, do të përkrahnin këtë? Absolutisht jo. Po sikur të ndodhte që të sulmohej me koktelë mollotovë familja e kryeministrit të vendit? Po sikur të sulmohej ndërtesa e Kuvendit të ndonjë shteti? Po sikur të dilte ndonjë forcë politike që thotë se nuk e njoh shtetin, çfarë do të ndodhte? po sikur të dilte ndonjë forcë që do të bënte thirrje për përmbysje të dhunshme të shtetit? Po sikur të dilte ndonjë forcë që kërcënon me luftë civile, çfarë do të ndodhte? Do t’i lejonte dikush të gjitha këto? Do të kishte medie që do t’i mbështeste? Dhe Driton Selmanaj prandaj, ka bërë atë që do ta bënte çdo qytetar i ndershëm i një shteti, që do ta bënte çdo personalitet publik i ndërgjegjshëm dhe çdo analist dhe opinionbërës përgjegjshëm. Driton Selmanaj nuk ka mbrojtur Qeverinë, por ka mbrojtur shtetin, ka mbrojtur rendin kushtetues të vendit, ka mbrojtur atë për të cilin ky popull ka sakrifikuar shumë dhe ka derdhë shumë gjak. E nëse ky është mëkati i tij, atëherë mëkatar i tillë është shumica ambsolute e popullit pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Prostitutat medietike dhe gjithë të tjerët si këta, ndërkaq, duhet shohin se po distancohen gjithnjë e më shumë nga interesat strategjike të shtetit, nga vullneti i shumicës absolute të qytetarëve dhe nga sakrifica dhe gjaku i derdhur për liri, pavarësi, e demokraci dhe janë bërë palë me ata që nuk e fshehin se duan ta shkatërrojnë shtetin, me ata që fyejnë një popull të tërë pse festojnë 17 shkurtin – ditën e pavarësisë së Kosovës, me ata që vdekjet i kovertojnë në anëtarë të tyre.