Ekspertët: Italia do mund të “shërohet” nga koronavirusi në mesin e muajit…

01.04.2020 07:41:46

Studimi i të dhënave statistikore në Itali, tregon se vendi mund të shpëtojë nga rastet e reja nga mesi i muajit maj.

Sipas mediave të huaja, ekspertët e Institutit Einaudi për Ekonomi dhe Financa (EIEF) duke përdorur të dhënat nga Departamenti i Mbrojtjes Civile për shkallën e të infektuarve, kanë arrtur në përfundimin se se sëmundja mund të eliminohet brenda periudhës 5 maj-16 maj.

“Jemi në drejtim të duhur, dhe nuk duhet të ndryshojmë strategjinë tonë. Kthimi në normalitet do të jetë në proces gradual, qëllimi është që vendi të përmbajë situatën tani, dhe të parandalojë shpërthimin e mëtejshëm të epidemisë”, tha udhëheqësi i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë, Franco Locatelli në një konferencë për shtyp.