Gashi : Kush do ti besojë më PDK-së

10.05.2017 12:07:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi me të dal në foltore të kuvendit ka thënë se akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për prishje të koalicionit, duke thënë se me këtë veprim PDK ka humbur besimin te masa.

“Në këto rrethana partneri nuk e deklaron vullnetin e vet, nuk e tregon qëllimin, unë vlerësoj se një parti që ka qenë më e madhja në Kosovë është dashur ta tregojë guximin. Kush do ti besojë kësaj partie që e prish koalicionin në këtë formë”, ka thënë Gashi duke theksuar se ai vetë ka qenë njëri prej deputetëve që nuk ka besuar në këtë koalicion.

 

“Unë jam njëri prej deputetëve që nuk kam besuar në këtë koalicion, kam votuar kundër zgjedhjes së kryeparlamentarit, dhe Qeverisë”, ka thënë Gashi.