Gjermania bën thirrje për një zgjidhje paqësore në Siri

17.04.2018 00:25:39

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, shpreson se sulmet e SHBA në Siri do të çojnë në një përpjekje të re për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit duke hapur një “dritare për dialog”.

Në një intervistë televizive publike me Ard, Mass tha se bastisjet aleate kundër forcave të Asadit “duhet të bëjnë që të gjithë ta kuptojnë se jo vetëm kemi mundësi, por edhe nevojën për të rifilluar procesin politik”