Hashim Thaçi i uron shëndet Isa Mustafës, thotë se s’mundi ta vizitonte

15.01.2018 12:02:48

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se ka biseduar përmes telefonit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili është i shtrirë në spital.

Thaçi ka thënë se ka provuar ta vizitojë Mustafën në spital, por që procedurat e trajtimit të tij nuk kanë bërë të mundur një gjë të tillë.

“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë”, ka thënë Thaçi.

“Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale”, ka shkruar ai në Facebook.