Inspektorati Policor: Kemi ftuar për intervistim policë e qytetarë të dyshuar

19.12.2016 11:37:03

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, ka deklaruar se një numër i zyrtarëve policor dhe qytetarë janë ftuar për intervistim në rajonin e Mitrovicës

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit kanë ftuar për intervistim disa zyrtarë policor dhe një numër të qytetarëve, të gjithë në cilësinë e të dyshuarve.

Beka nuk tregon numër të saktë të të intervistuarve pasi thotë se gjatë ditës mund të thirren edhe njerëz të tjerë, por këtë do ta bëjnë të ditur gjatë një konference për media e cila do të mbahet pasdite