Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA: Vaksina mund të jetë në dispozicion në vjeshtë

15.04.2020 15:37:17

Vaksina për koronavirus mund të jetë e gatshme për t’u përdorur nga punonjësit e urgjencës këtë vjeshtë, sipas Dr. Kizzmekia Corbett, shkencëtarja kryesore e Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara për hulumtimin e vaksinave të koronavirusit.

Corbett tha se vaksina mund të jetë e gatshme për t’u përdorur nga punonjësit e kujdesit shëndetësor të frontit të parë sa më shpejt këtë vjeshtë dhe për popullatën globale deri në pranverën e ardhshme. Ekipi i saj aktualisht është duke testuar sigurinë e vaksinës në fazën e parë, dhe më pas do të testojë efektivitetin e saj në fazat pasuese, raporton CNN.

“Ne jemi duke synuar përdorimin urgjent të vaksinës. … Dhe, për popullatën e përgjithshme, qëllimi ynë është që vaksinën ta bëjmë të gatshme për pranverën e ardhshme – dhe kjo do të thotë, nëse të gjitha gjërat shkojnë mirë dhe nëse faza një, faza e dytë dhe tre faza e provave klinike funksionojnë njëkohësisht”, tha ajo për Anderson Cooper të CNN dhe Dr. Sanjay Gupta.

Zhvillimi i vaksinave është zakonisht një proces i gjatë, dhe Corbett tha se ekipi i saj në të vërtetë ka punuar për vaksinën kundër koronavirusit tashmë prej vitesh.

“Ne kemi hulumtuar zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit për 7 vitet e fundit – veçanërisht nën drejtimin tim, ekipi ka hulumtuar këtë zhvillim të vaksinave për 5 vjet”, tha Corbett.