Boris Johnson ishte pranë vdekjes, teksa luftoi në mënyrë të dëshpëruar koronavirusin”. Kjo deklaratë është bërë nga miqtë e kryeministrit britanik mbrëmë, duke zbukuar tashmë se ai e kaloi rrezikun.
Nga ana tjetër, Boris Johnson ka vlerësuar kujdesin shembullor që ka marrë nga mjekët dhe infermierët gjatë trajtimit të tij, duke thënë: “Unë ua kam borxh jetën time”. Duke përmendur punën e mjekëve në Spitalin St Thomas në Londër.
Frika u rrit për shëndetin e Johnson kur u transferua në kujdes intensiv të hënën, pasi gjendja e tij u përkeqësua. 55-vjeçari kaloi tre netë atje para se Doëning Street të konfirmote se ishte në “fazën e hershme të shërimit të tij”.
E fejuara e Z. Johnson, Carrie Symonds, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë së bashku, i dërgoi atij letra dhe ekon e fëmijës për t’i ngritur humorin gjatë kohës kur ishte në terapi intensive.