“Jemi krah Greqisë”/ Macron mbledh 6 shtete të BE dhe paralajmëron sërish Erdoganin

10.09.2020 17:39:46

Presidenti i Francës Emmanuel Macron zhvilloi në ishullin e Korsikës një samit me 7 vende anëtare të Bashkimit Europian ku tema kryesore e diskutimeve ishin tensioned në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë.

Sipas tij, BE kërkon që të shmangë çdo lloj tensioni me Ankaranë.

“I takon Turqisë të qartësojë qëllimet e saj”, u shpreh Macron gjatë një konference për shtyp, raporton Reuters.

Marrëdhëniet mes BE dhe Turqisë vijojnë të jenë të acaruara kjo për shkak të një sërë çështjesh duke përfshirë së fundmi kërkimin për hidrokarbure në Mesdheun lindor, ku Ankaraja është në mosmarrëveshje me vendet anëtare të BE, Greqinë dhe Qipron.

Presidenti francez shtoi gjithashtu se Franca dhe Gjermania po punojnë në një veprim të koordinuar për të treguar solidaritet me Greqinë, ku mijëra migrantë mbetën pa strehë pas zjarreve masive ditën e djeshme në ishullin grek të Lesbos.

EuroMed 7 është një grup joformal i shtatë shteteve mesdhetare të BE-së, i quajtur “Club Med”, që mbajti samitin e tij të parë në 2016 dhe në dukje nuk përfshin Turqinë.

Ky grup përbëhet nga Franca, Italia, Malta, Portugalia dhe Spanja me anëtarët e Mesdheut lindor të BE, Greqinë dhe Qipron.