Katër raketa do të shkrepën së shpejti drejtë Guamit!

10.08.2017 16:55:56

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë publikuar detaje për sulmin e planifikuar raketor ndaj Guamit, sulm ky i cili është paraparë të ndodh nga mesi i këtij muaji. Në kuadër të këtij sulmi do të shkrepën katër raketa, të cilat do të fluturojnë mbi Japoni dhe do të bien dhjetëra kilometra larg brigjeve të Guamit.

Sipas mediave veri-koreane, plani i detajuar i sulmit do të bëhet publik deri nga gjysma e gushtit. Raketat pritet të fluturojnë mbi 3300 kilometra, para se të arrijnë brigjet e Guamit dhe do të bien rreth 30 kilometra larg brigjeve të ishullit, nëse plani miratohet nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un Peniani reagoi edhe ndaj kërcënimeve nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tjha se autoritetet e Koresë së Veriut do të përballen me zjarr dhe ashpërsi, nëse shkrepin raketat në drejtim të Guamit.

Komandanti i forcave raketore të Koresë së Veriut, Kim Rak Gjom, tha se kërcënimet nga ana e Trumpit po e nevrikosin dhe e cilësoi presidentin amerikan si një njeri senil, të cilit i mungon arsyeja. Ndërkohë, ministri japonez i Mbrojtjes, Icunori Onodera, deklaroi se vendi i tij mund të rrëzojë raketat, nëse Peniani i shkrepë ato në drejtim të Guamit.

Onodera tha se sulmi raketor do të paraqiste kërcënim edhe për Japoninë dhe qartësoi se nëse plani për sulm realizohet, atëherë Japonia mund të përdor të drejtën për vetëmbrojtje kolektive dhe të aktivizoi sistemin e mbrojtjes raketore.