Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur për sot një konferencë për media...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur për sot një konferencë për media në ora 13

28.09.2017 10:44:09

 

Në këtë konferencë një nga pikat e rendit të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i akreditimit të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale 2017.

Ja rendi i ditës:

1.        Valdete Daka, Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2.       Raport i Aktiviteteve të Sekretariatit të KQZ-së;

3.       Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–          Shqyrtimi dhe miratimi i akreditimit të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale 2017.

4.      Këshilli për Operacione Zgjedhore:

–  Shqyrtimi dhe miratimi i mostrave të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme për Zgjedhjet Lokale 2017.

–  Shqyrtimi dhe miratimi i përbërjes së emërimeve për Këshillat e Vendvotimeve sipas komunave përkatëse për Zgjedhjet Lokale 2017.

–  Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të ballinës së ueb faqes së KQZ-së.

–   Plotësimi i grupit punues për ridizajnimin e ueb faqes me anëtarë të KQZ-së.

5. Të ndryshme;