Kosova nuk mund të pres asnjë t’mirë nga ata që urrejnë Ibrahim Rugovën, Gjergj Kastriotin e Nënën Terezë!

13.01.2020 14:52:50

Nga  Ahmet Asani

Nuk mund të imagjinohet se çfar do të kishte ndodhur me Kosovën dhe shqiptarët sikur inteligjencia popullore e Kosovës mos t’ishte angazhuar, për ta këthyer popullin shqiptar në Kosovë e Diasporë për 180 shkallë, nga fryma komuniste kah ajo pluraliste, nga lindja kah perëndimi! Nuk mund të imagjinohet se çfar do t’kishte ndodhur me Kosovën e shqiptarët, sikur edhe pas rrëzimit të murit të Berlinit të ishte vazhduar me frymën Stalinisto-Enveriste, frymê kjo e cila Shqiperinë e kishte dërguar në humnerë, por qê donte edhe Kosovën ta merrte me vete?!

Padyshim se burim i gjitha të këqijave në Shqipëri ishte deologjia stalinisto-enveriste, ideologji e frymë kjo e cila u fut edhe në Kosovë e vise, mu në kohën kur Kosova dhe shqiptaret ishin drejtuar kah kapitalizmi dhe kishin vendosur kontakte me botën kapitaliste perëndimore në Europë e SHBA! Futja e frymës Stalinisto-Enveriste në Kosovë e vise, u bë në frymën e marrëveshjeve tê mëparshme që kishin patur “Partia Komuniste e Serbisë”- PKS dhe “Partia e Punës së Shqiperisê”- PPSH, respektivisht UDB-ja me SHIK-un!

Futja e frymes stalinisto-enveriste, antidemokratike e antiperëndimore në Kosovë e vise, do t’i jepte Serbisë alibi, që kinse po luftonte kundër ekstremit stalinist. Para botës perëndimore Serbia do të shtirrej se po e luftonte ekstremin Stalinisto-Enverist, e ne fakt qëllim i Serbisë ishte shkatërrimi e gjithëçkaje që kishin arritur shqiptarët, deri edhe suprimim e kushtetutës së vitit 1974! Shqipërisë Enveriste në anën tjetër përhapja e frymës Stalinisto-Enveriste, antiperëndimore e antiamerikane në Kosovë e vise, do t’i shërbente për ti ruajtur bythët e gjithë komunistëve të PPSH-së që kishin dhunuar e vrarë qindra mijëra shqiptarë tê pafajshëm në Shqipëri!

Në fakt Serbisê edhe sot e kësaj dite i konvenon që të përsëritet skenari i viteve 74-89, që sikur atëherë kërkesa për Republikë, edhe tani kërkesa për bashkimin e Kosovës me Shqipëri (lexo: ndarjen e Kosovës mes Serbisë e Shqiperisê), të drejtohet nga forca të majta me frymë Enveriste, antiperëndimore e antiamerikane!

Përhapja e frymës antipererëndimore e antiamerikane në Kosovë e vise, nuk kishte qenê asnjëherë vullnet i popullit shqiptar në Shqipëri, qysh na gënjenin disa misionarë neve rininë e viteve 70-ta/80-ta, por kishte qenê ide e diktatorit Enver Hoxha dhe e anëtarëve drejtues të PPSH -ës, me qëllim të fundit ruajtjen e bythëve të tyre komuniste e jo për ta çliruar Kosovën! Kjo ështê e vërteta!

Kosova sikur që dje nuk ka mund të pres çlirim nga kjo ideologji, as sot nuk mund të pres demokratizim, ekonomi të tregut e shtet ligjor nga kjo frymë! Kosova nuk mund të pres asnjê t’mirë nga ata misionarë që viteve 70-ta e 80-ta në Kosovê e vise sollën frymën stalinisto-enveriste, frymën e urrejtjes ndaj demokracisê pluraliste, perëndimit e Shteteve tê Bashkuara të Amerikës dhe demokracisê Amerikane!

Kosova nuk mund të pres asnjë t’mirë nga ata që kurrë nuk e panë të arsyeshme të distancohen nga fryma stalinisto-enveriste dhe tradhëtia që PPSH i bëri Kosovës dhe viseve shqiptare në Maqedoni, Luginë e Malsi! Kosova nuk mund të pres asnjê t’mirê nga soji i atyre që urrejnë Ibrahim Rugovēn, Gjergj Kastriotin e Nënên Tereze!