Kroacia identifikon eshtrat e 20 viktimave serbe

23.12.2016 12:04:04

Një ekip mjekësor kroat ka mundur të identifikojë eshtrat e 20 serbëve që u vranë gjatë luftës në Kroaci në vitet 1990.

Identifikimi i 20 serbëve që u vranë në Kroaci gjatë luftës u krye në Fakultetin e Mjekësisë së Zagrebit të enjten në praninë e anëtarëve të familjeve, tha komisioni i personave të zhdukur i qeverisë serbe.

Sipas komisionit, eshtrat e viktimave u zhvarrosën në fshatrat dhe qytetet e Gornje Selistes (13 viktima), Korenica (një viktimë), Daruvar (dy viktima), Benkovac (një viktimë), Zrmanji Vrelo (një viktimë) dhe Misicka Sargovina (dy viktima).

Datat e sakta dhe rrethanat e vdekjeve të tyre nuk dihen, përveç faktit që ata u vranë midis vitit 1991 dhe 1995.

Komisioni tha në një deklaratë se midis vitit 2001 dhe 2016, 1,313 eshtra viktimash serbe janë zhvarrosur në Kroaci dhe identifikime pozitive u bënë në 898 raste.

Eshtrat e viktimave që u identifikuan iu dhanë të afërmve për t’i varrosur.

Në Kroaci ka ende 1,571 persona të listuar si të zhdukur nga lufta e viteve 1990.