Kryeministri Mustafa e quan mik të Kosovës John Mccain

13.04.2017 22:15:41

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar vizitën e John McCain në Kosovë dhe ka shprehur edhe një herë partneritetin pstrategjik me SHBA-të, duke i konsideruar SHBA-të partnerin kryesor strategjik.

“Miku i Kosovës, Senatori John McCain, ritheksoi sot përkrahjen e SHBA-ve, e cila është vitale dhe e pazëvendësueshme për Kosovën, si dhe stabilitetin në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës dhe përkrahja e tyre është vendimtare për proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur e shumë fusha tjera.” – thuhet në postimin  e kryeministrit Mustafa në facebook.