Kryetari Xhafer Tahiri ka pritur një delegacion nga Suedia

15.02.2018 18:13:24

Delegacioni i organizatës “Good Governement Affairs” në Suedi, përbëhej nga Walburga Habsburg Douglas dhe Lena Backer.

Në një postim në facebook, z. Tahiri ka njoftuar se me mysafiret e nderuara, kanë biseduar, për ide si të rriten investimet e huaja në këtë komunë.

Ky është postimi i plotë i z. Tahiri në facebook:

Sot kisha nderin të pres në takim Walburga Habsburg Douglas dhe Lena Backer nga Good Government Affairs, Suedi! Biseduam për ide të reja zhvillimore si dhe për bashkëpunim me qëllim të rritjes së investimeve të huaja në Vushtrri! Zonja Habsburg është trashëgimtare e familjes së njohur mbretërore në Evropë, Habsburg, të cilët janë miq të dëshmuar të Kosovës!