Kur viktimat shkojnë te gjelati, si capi te kasapi   

27.01.2018 14:22:36

Nga Sinan Kastrati

 

Hashim Thaqi âsht ”rahmetgji”

Me i nguq qikat âsht sebap e me iu fal kabahatet  gjynahqarëve, âsht hallal.

Kur delet i shkojnë ukit permas

Gati të gjithë personazhet apo “heronjët” e shkrimeve të mia, që jam “krenua” me ta, shkuan te Hashim Thaqi. U pajtuan me Hashimin. E ata janë Jakup Kastrati e Cen Desku, Gjergj Deda, Imer Imeri dhe së “fundit”, te Hashimi shkoi edhe Veli Bytyqi.

Asnjëherë nuk më ka ardhur më rëndë me shkruajt se sa sot, sidomos për Veli Bytyqin. Kur ishim të vegjël dëgjonim një shprehje nga më të vjetrit ”Kush e ka dorën e rand`i des gruja ose burri” . Hashimi e paska pasur ”dorën e let`si të gjarrahit”.

Para dy tre vjetëve kam pas lexua një fejton nga Veli Bytyqi se si i ka burgos Hashim Thaqi në Qirez, më 1998 ish deputetët e parlamentit të Kosovës. Ishte një ndër fejtonet më të mira të asaj kohe, kohe së “ndritshme” te Hashim Thaqit e të Sabit Gecit por edhe penës së mprehtë të një gazetari me përvojë siq ishte Veliu i Mllanaviqit e për të cilin kam pasur shumë respekt. Fejtonin e ruajta në arkivën time por asnjëherë nuk mendova se do të vije dita që ta lexoj edhe njëherë. Por nuk e kam ndërmend që asnjë fjalë të Veliut ta them kundër Veliut.

Veliu, nuk është dorëzua as në kohën e ish sistemit socialist Jugosllav kur pasuli zihej nga një kokërr, pas demostratave të vitit 1981. E mbaj mend kur u takuam rastësisht te ish kryetari i Komitetit Komunal të LK-së, Hasan Sharku në Rahovec. Veliu Ishte burrë se jo mahi, edhe pse i ri në moshë.

Imer Imerin nuk e “njoh” veç kam lexua për te s se si fliste dikur “Pas vrasjeve në Kosovë qëndron Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti, edhe i dinë këta shokët e vet, këta duhet të tregojnë”, kjo ishte deklarata e Imer Imerit, ku përgjegjësinë për vrasjet në Kosovë e hidhte tek Hashim Thaçin, Rexhep Selimi e Xhavit Haliti. Por Imeri këto akuza i ka ndryshuar së fundit, pasi sipas tij është “bindur” se Hashim Thaçi nuk është fajtor për vrasjes e vëllait të tij, sepse Hashimi i kishte “gati” edhe 124 pleq.

Po pse po i bënë Hashimi gjithë këto “t`mira” dhe tash?

Kryeprokurorin e ka t`vetin,  Lumezin, si “Sulltan Pekmezin” e t`vetin, nga afera “Pronto”. Atherë, pse?

-I ka ardhur “Voja te B… “dhe, për këtë më së miri e dinë vetë viktimat e Hashimit.

Unë kam frigë se Hashimi ate që s`e ka bërë në “luftë” tash po e bënë. Po e shtin fitmën e fesatin edhe në mes të vëllezërve e familjet e atyre që ai i ka shkal dajak e iu ka ba” ma të butë shpinen se barkin”, pamuk.

Për Gjykatën Speciale, Hashimi nuk e ka gajlen se ai “ka qenë larg frontit të luftës”.

Dhe po, në disa “maresa që i bëri Hashimi”, veç i dul duqi, se tash âsht hamsini e macat t`bufen e kur të vjen edhe pranvera ”e nxihet mullza sherrit” të Hashimit.

 

Tani Ymer Ymeri, ka ndërruar “qasje” në rrugën e tij për zbardhjen e vrasjës së vëllait të tij. Për “bashkëpunimin” e tij që po e bën së fundmi me presidentin Thaçi lidhur me vrasjen e Haki Imerit, është kunder djali i të ndjerit Hakiut, Kastriot Ymeri. Ai ka thënë se “nuk e do drejtesinë kanunore” duke iu referuar raportimeve se Thaçi ështe i gatshëm “t’i bëjë be familjes Imeri” se nuk e di kush ua ka vrarë djalin./Periskopi/

As “Gjergjin” nuk e njoh por edhe nga të tjerët kam dëgjua e lexua se si fliste atherë “Dedaj është i vetmi që ka folur publikisht për këtë arrestim. Ai e pati akuzuar presidentin Hashim Thaçi se e kishte maltretuar fizikisht. “Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politike që e përkrahni presidentin historik Ibrahim Rugova. Ka pas malltretim fizik, psiqik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam malltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, kishte rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon në KTV në dhjetorin e vitit 2011, pak ditë pasi Thaçi e kishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit të Transportit.opi/ “Dikur lavdëroi Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi aq shumë sa kishte thënë se Qeveria Thaçi meriton çmimin Nobel. Ish-partneri i PDK-së dhe Hashim Thaçit në qeveri, kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj ka thënë se ka vendosur që ta hap dosjen ndaj kryeministrit Hashim Thaçi.”

Por edhe “Gjergjit”, jo Gjergj Kastriotit as Gjergj Elez Alisë, se si iu qel goja, disa herë foli për Hashimin herë si për një gjelat e herë si për gjentelmen.

Cen Deskun e njoh me familje dhe Jakup Kastratin e kam djalë axhe.

Ceni ishte në ceremoninë kur Hashimi u “zgjodh” kryetar nga LDK-ja e Isa. Jakupi, bashkë me Cenin, për me “ia zanë majen” shkuan në Bubel e me u hallallshtisur me Hashimin.

Por prap po dalë te Veliu. Veliu më së shumti më habiti sepse më së shumti kam pasur ymyd te Veliu.

Një zonjushë e zgjuar  e trimëreshë, si drenushë e bukur kishte thënë në shkrimet e saja karakteristike, që veç ajo din (K. Berisha) “Me i nguc qikat është sevap” e unë do të thoja se Hashimi po bënë “sevap” cdo ditë. Ai nuk po i harron ata që i ka shti ner dru e tash i ka shtin në “kanak” t`vetin” e i ushqen me “tamel t`dallandyshes”, mish peshki b… viqi,  raki Rahaveci e po i mlon me jargan të Gjakovës e jastak me penla t`gusës.

Gati në të gjitha “Ballinat” pash emrin e Veli Bytyqit, si të “capit” të kingjit butë dhe të Hashimit.

Unë zgjodha vetëm një nga dhjetëra të tjerë, ate të Gjergjit “Rrëfimi i Gjergj Dedajt sesi UÇK-ja e kishte arrestuar Veli Bytyqin – tash këshilltar i Thaçit

Një nga historitë më të përfolura në media pas përfundimit të luftës, është edhe ajo e ndodhur në shtator të vitit 1998, kur një grup i politikanëve shqiptarë nga Prishtina, ishin nisur drejt Qirez të Skenderajt dhe ishin ndalur nga ushtarët e UÇK-së. Aty besohet se ka qenë edhe Hashim Thaçi nga ana e UÇK-së dhe Veli Bytyqi nga ana e politikanëve. Përderisa storja nuk është sqaruar asnjëherë, Thaçi dhe Bytyqi do të punojnë në një zyrë 18 vite pas kësaj historie”.

Kush janë viktimat e tjera?

Po i tregoj  në “besë” se Hashimi shkon e i merr edha ta. Por për njërin nga ata ka nevojë, Isuf Telakin, si mjek personal se edhe penzionin Isufi e kishte të vogël, bile edhe shtëpinë në Prishtinë e kishte lëshua me qira.

Ata janë: mjeku Isuf Telaku, kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Mehdi Bardhi, Agim Krasniqi-LDK, Gjergj Dedaj-PLK, Sokol Blakaj-PLK, Kurtesh Devaja, Simon Augustini, Veli Bytyqi – PSHDK , Çaush Bajrushi, Milaim Kadriu dhe tre aktivistë të tjerë bashkë me aktivistet e tjera Nekibe Kelmendi e ndjerë, si dhe Sanie Aliu. Nekibe Kelmendi dhe Sanie Aliu u lanë të lira ndërkaq të tjerët u mbajtën “në ndalim’ për 3 ditë e 3 net rresht.

Ngarja ka ndodhur në shtator të vitit 1998, në fshatin Qirez të Skenderajt dhe gjatë atyre 3 ditëve e netëve, deputetët kanë shetitur një pjeseë të Drenicës “falas”

Duhet pranua se këta kanë pshtua mirë por disa të tjerë kanë ndjtur me nga 30 ditë. Prandaj duhet me ia ditë për “ner” Hashimit.

 

Malmö, 27 janar 2018