Kurz kërkon më shumë bashkëpunim në BE për siguri dhe politikë të mbrojtjes

18.02.2018 21:05:28

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, bëri thirrje sot për më shumë bashkëpunim mes vendeve të Bashkimit Europian mbi çështjet madhore si siguria dhe politika e mbrojtjes.

”Bashkimi Europian duhet të marrë në konsideratë çdo qëndrim të ndryshëm ligjor të vendeve anëtare. Austria është e përgatitur që të bëjë pjesën e saj”, deklaroi Kurz.

”Në kërkojmë që ideja origjinale e unionit ‘të bashkuar në diversitet’ të mos shndërrohet në moton e re ‘të ndarë në barazi”, theksoi kancelari austriak, përcjell Atsh.

”Vlerat bazë të Europës nuk duhet të jenë të negociueshme”, shtoi ai.