LDK nuk e mbështet Agim Bahtirin në Mitrovicë

16.11.2017 23:49:06

Afrim Neziri, kryetar i nëndegës së LDK-së në Tunelin e Parë dhe të Zasellës në Mitrovicë ka thënë se distancohen nga koalicioni me Agim Bahtirin.

Ai ka thënë se është tradhtuar dhe nuk ka qenë i vëmendshëm që kjo po bëhet në kundërshtim me qëndrimin e degës.

Ky është shkrimi i tij në Facebook:

Unë Afrim Neziri, kryetar i nëndegës së LDK-së në Tunel të Parë dhe Zasellë, distancohem nga koalicioni me Agim Bahtirin.

Unë jam tradhtuar dhe nuk kam qenë i vëmendshëm se ajo marrëveshje po bëhej në kundërshtim me qëndrimin e degës.

Unë qëndroj prapa vendimit të kryesisë së degës për të qëndruar neutral në balotazh.

Me respekt Afrim Neziri – Kryetar i nëndegës