Manipulimi me kushtet për liberalizimin e vizave

20.12.2017 21:06:40

 

Nga : prof. Binak Maxharraj

S’ka ditë qe nuk po flitët e përflitet për kushtët që BE-ja ja vuni Kosovës për liberalizimin e vizave. Trillimet shkojne që nga më të ndryshmet. Thojshin se Qeveria Mustafa e kishte pas hjekë Luftimin e korrupcionit si një ndër kushtët për liberalizimin e vizave.  Sot, u hapë lajmi së përseri Luftimi i korrupcionit mbetet nje ndër kushtet kyqe për liberalizimin e vizave.   E vërteta qendron ndryshe:

1.Kushti i parë për Liberalizimin e vizave ështe kusht standard për të gjitha shtetet qe kane kerkuar Liberalizimin e vizave, sepse BE nuk lejonë në gjiun e vete shtete të reja me korrupcion deri ne fyt siç është Kosova. Kosova nuk është aspërafërmi më plotësimin e këtij kushti. Nuk luftohet korrupcioni duke i denuar njërëzit në nevojë së kane pre pak dru ne pyell, por korrupcioni luftohet kur ai nisë nga koka dhe përfundon deri të këmbet duke i skanu njërëzit e medhëjë te
korruptuar, pra sië thuhet peshqit  e mëdhenje të cilet gjatë këtyre viteve u pasuruan ne peshojën milionshe.
E kush duhet t’i hetoj dhe denoj keta”përbindësha” qe e vodheë krjetë pasurin e popullit.Më këte sistem te drejtësisë(prokuror dhe gjyqetar te kapur dhe te korruptuar)zor që arrihet një gje e këtill.

Kjo lenë me dyshue së edhe përkundrejt deshires liberalizimi i vizave nuk do te vjene edhe për dis vite.

2.Kushti i dytë, është poashtu i komplikuar aq sa i pari është vija e Demarkacionit me Malin e Zi e cila qe tri vite po i rrinë mbi krye Kosoves .Kushtin e dytë, në krahasim më të parin nuk na e vuni BE më zor, por e hangrem na vete, sepse kishim njerez të pazot qe shkonin në Bruksel ne dialog më Sërbin, pa dijtë fare se përçka shkonin, por që banin amin për krejte ate se çka Brukseli u propozonte. Këtë më së miri e ilustroi Evro
deputetja nga Sllovenia që  ne atë kohë ishte e ngarkuar me çështjën e Kosovës haptas patë deklarue së: “BE nuk ia vuri më Kosovës Demarkacioni me Malin e Zi por ishte vetem propozim të cilin Qeveria Thaqit e përkrahu”, dhe kështu pra këtë kushte vete Hashim Thaqi na e la si kopil të dera më të cilin që tri vite po përplasemi më të. Pasiqe Komisioni Meha e dha një version të keq ku Kosova Po humbë teritor (8200 hektar) kjo çështje shkakëtoi edhe trazira dhe protesta por edhe revoltë në Parlament të cilët e kundërshtuan me çdo kushtë të mos pranohet sepse Kosova nuk ka tokë për të dhane në këmbim më liberalizimin  e vizave.

Pra,këto janë ato dy kushtet të cilat Kosova duhet t’i realizoi ne kembim me liberalizimin e vizave,e kur kësaj t’i shtohet edhe Formimi i Asociacionit të Komunave më shumicë Sërbe, atehre çështja e libëralizimit të vizave bahët edhe më i komplikuar. Prandaj,nuk është mirë që nga udhëhëqesit tanë se ja ne këtë kohë ose ne ate kohe do bëhët liberalizimi te manipulohet, sëpse së kur vihet deri te liberalizimi i vizave nuk varete eskluzivishtë nga Evropa aq sa varet nga vete ne së kur do t’i kryejm detyrat e shtëpisë.