Maqedonia e Veriut në NATO, Meta: Vendimi i duhur në kohën e duhur!

06.02.2019 13:15:34

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur nënshkrimin e Protokollit të anëtarësimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s.

Në një postim në faqen e tij në facebook kreu i Shtetit Shqiptar shkruan se kjo “nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike”

Shqipëria dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO! 

Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.
Vendimi i duhur në kohën e duhur!

Image

.