Mbi 40 vdekjet misterioze në Kaliforni që mund të “rishkruajnë tregimin rreth COVID-19”!

22.06.2020 10:06:25

Më shumë se 40 vdekje në Kaliforni janë duke pritur për një vendim nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dhe nëse këto vdekje do të dilnin se ishin me COVID-19 “mund të rishkruajnë në mënyrë dramatike narrativën e COVID-19” në vend, Los Angeles Times raportoi të dielën.

Sipas raportit, një grup vdekjesh misterioze që kishin të bënin me probleme të frymëmarrjes, qysh në dhjetorin e kaluar, janë “nën kontroll mes pyetjeve nëse coronavirusi ishte i pranishëm në Kaliforni, muaj para se të zbulohej për herë të parë zyrtarisht”.

Raporti përmendi përvojën e Jeremiah DeLap si një shembull.

Një burrë 39-vjeçar vdiq më 7 janar në Orange County ndërsa vizitoi prindërit e tij.

Nëna e tij Maribeth Cortez përshkroi se DeLap u gjet i vdekur në shtrat disa orë më vonë pasi tha se kishte probleme me frymëmarrjen dhe se kur vdiq, mushkëritë e tij ishin të mbushura me lëng dhe trupi i tij ishte ende “i djegur nga ethet”.

Cortez u citua të thoshte se të gjithë ata që e njohin DeLap dyshojnë se ai vdiq nga COVID-19, por nuk ka asnjë përgjigje të saktë deri më tani.

Qarku i Los Anxhelosit dhe rrethi i tij Orange County secili ka nëntë nga rastet e dyshuara, thuhet në raport, duke shtuar se Kern County kishte identifikuar dy vdekje që mund të sugjerojnë se kishin lidhje me COVID-19, të dy grave të reja, dhe njëra prej të cilave vdiq më 21 dhjetor.

Të dhënat nga Departamenti i Shërbimeve të Shëndetit Publik të Qarkut Kern treguan se rasti i parë i konfirmuar i infeksionit të COVID-19 në qark ishte njoftuar më 17 mars dhe vdekja e parë ndodhi në 27 mars.

Ndërkohë, më 14 prill, i intervistuar, mjeku dhe drejtori i asociuar mjekësor Grace Tidwell tha që kurba e moderuar e rasteve të infeksionit në qark mund të nënkuptojë që distancimi social po funksionon ose mund të tregojë se COVID-19 ishte atje ” më parë sesa e dinim, dhe kemi një imunitet të fituar tashmë”.