Messi dhuron spektakël në fitoren e Barcelonës

18.12.2016 22:56:53

Barcelona ka fituar 4:1 ndaj Espanyol në “Camp Nou”

Barcelona bënë detyren në “Camp Nou”, Leo Messi ka dhuruar spektakël në “Camp Nou”, ku Barcelona fitoi 4:1 ndaj Espanyol. Argjentinasi ishte më meritori që katalunasit shënuan katër gola, i cili u shënua në listën e realizuesve në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Golat për Barcelonën i shënuan Luis Suarez (18’ dhe 67’), Jordi Alba (69’) dhe Leo Messi (90’). Derisa golin e nderit për Espanyol e shënoi David Lopez (79’).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 34 pikë, tani tre më pak se Real Madridi, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.