Moment prekës, zjarrfikësit ndihmojnë të mbijetuarit të dalin nga rrënojat e tërmetit në Itali

30.10.2016 14:56:48

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballësh ka goditur këtë mëngjes Italinë qendrore, tani për tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me viktima të mundshme përveç dëmeve materiale.

Nga atje, u shfaqën disa imazhe prekëse të njerëzve që shihen në panik duke tentuar të shpëtojnë dhe të largohen nga ndërtesat e shembura gjithandej.

Një rast i ngjashëm është publikuar sot kur zjarrfikësit ndihmuan disa murgesha të shpëtojnë dhe t’i ndihmojnë të kërkojnë strehim në vende të sigurta, transmeton lajmi.net.

Një tërmet prej 6.6 gradë të shkallës Rihter ndodhi pranë qytetit të Norcia, i cila kishte shkatërruar bazilikën e Shën Benediktit.

Pikërisht në këtë qytet zjarrfikësit erdhën për të ndihmuar murgeshat që ishin shumë të frikësuar, pas tërmetit.

Tërmeti ishte aq i fortë se ajo u ndje në vendet fqinje të Kroacisë, Sllovenisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në një deklaratë të Departamentit thekson se epiqendra e tërmetit ishte 68 kilometra në lindje të qytetit të Perugia, në një thellësi prej 108 kilometrash, thanë zyrtarët.