Muhamet Mustafa: Të ruhen miqtë, por të tregohe se jemi shtet serioz

29.01.2019 19:56:45

Profesori i Ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë se situata me taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës është delikate.

Ai ka folur kështu të martën në RTK 3.

Mustafa ka thënë se Kosova nuk duhet të dëmtojë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë, por edhe duhet të tregojë se është shtet serioz.

“Situata është delikate. Ne kemi një presion prej miqve amerikanë, ku po shihet qartë se ka një porosi që të pezullohet taksa e të hapet dialogu, kurse Serbia nuk ka ndryshuar sjelljen që kanë sjelle deri tek vënia e taksës. Tash ne duhet t’i bëjmë të qarta kushtet tona, që duhet të jenë proporcionalisht me situatën, edhe me kërkesat e miqve që nuk mund të injorohen e edhe me sjelljen e Serbisë. Ne duhet t’i vëmë këto në peshore, dhe të marrim vendime të përgjegjshme, ku edhe ruhen marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë, por edhe tregojmë se jemi shtet serioz dhe se kur marrim masa i kemi të studiuara argumentet”, ka thënë ai.