Ndotja e madhe e ajrit kërcënon marrëveshjen e Parisit

08.08.2017 10:37:05

Gazrat e ngrohjes klimatike po lëshohen në atmosferë Gazrat që lëshohen, të cilat po shkaktojnë ngrohje globale dhe ndotje të atmosferës, nuk po regjistrohen në inventarët zyrtarë, njofton BBC pas një hulumtimi të kryer.

Vëzhguesit e ajrit në Zvicër kanë zbuluar sasi të mëdha të gazit që vjen nga Itali. Megjithatë, në prezantimet italiane në OKB, regjistrohet vetëm një sasi e vogël e substancës që emetohet.

Nivelet e disa shkarkimeve në Indi dhe Kinë, janë aq të pasigurta sa ekspertët thonë se shënimet e tyre janë 100 të ndryshme nga ato që raportohen. Këto defekte përbëjnë një kërcënim të madh për Marrëveshjen e klimës së Parisit, duke i shtuar edhe synimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr, thuhet në hulumtimin e BBC-së.