Në Dragash përfundoi seminari me FR të LDK-së në regjionin e Prizrenit

30.10.2016 14:36:17

Semari pesëditor me FR të LDK-së regjionit të Prizrenit është kryer sot. Kështu njofton Sali Morina, kuvendar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, i cili shoqëroi këto forume në këtë organizim të fonadacionit “Konrad Adenauer Stiftung”. Ky seminar kishte për qëllim që t’i aftësonte, t’i informonte dhe t’i pajiste me përvojë të rinjët në fushën e fushatave politike moderne.

Ky është njoftimi i plotë i Sali Morinës:

“Sot në mbylljen e seminarit pesë ditor me Forumet Rinore të LDK-së në Regjionin e Prizrenit,organuzuare nga fondacioni Gjerman Konrad Adenauer Stiftung me temen :Roli i Rinisë në një Foshatë Politike Moderne.
Ky seminar inkurajoi të rinjët që të shfaqin interesim për politikë që të jenë më aktiv brenda partisë dhe të japin kontributin e tyre duke nxitur demokracinë në Kosovë
Në cilsinë e Deputetit të Kuvendit të Kosoves, sot ligjerova para pjesëmarrësve temën: Organizimi dhe Rëndësia e Forumit Rinor të LDK-së,gjatë Fushatave Elektorale.

Me respekt,
S.M”

salihseminari

salihseminari2

salihseminari3