Në Kosovë gjatë ditës së djeshme 67 aksidente trafiku

01.10.2019 09:34:28

Vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 67 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 67 aksidente në komunikacion

Sipas njoftimit, 24 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 43 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 354 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme penale.