Në Polac të Skënderajt grabitje me armë zjarri

11.10.2019 11:40:36

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje pas mesnate në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt

E gjithë ngjarja është raportuar nga rojtari i pompës së derivateve ku ka ndodhur grabitja.

Sipas ankuesit kanë hyrë brenda në lokal dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët kanë shkrepur me armë zjarri duke arritur që t’ia grabisin para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 6 mm. Nuk raportohet për të lënduar dhe për dëme materiale.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një veturë pa targa.